Pengmarrja në Kamëz/ Kush e urdhëroi dhe kush e zhduku trupin e Prengës
Ka shkuar në 5 numri i të arrestuarve në lidhje me pengmarrjen, me pasojë vdekjen e shtetasit Jan Prengës.
Është ndaluar shtetasi Festim Bexhidi, 30 vjeç, banues në Kavajë.
Më herët u arrestuan:
Elton Hajri 32 vjeç, banues në Shijak;
Bajram Hajri 64 vjeç, banues në Shijak
Leonard Hajri35 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë
Olsi Turja 36 vjeç, banues në Shijak
Kush e zhduku trupin?
Burime nga grupi hetimor për oranews, bëjnë me dije se ka dyshime që Bexhidi të ketë ndihmuar në zhdukjen e trupit të 49 vjeçarit.
Kujtojmë se Jan Prenga u morr peng disa ditë më parë në qendër të Kamzës.
49-vjeçari, si pasojë e goditjeve të marra gjatë rrëmbimit dhe humbjes së gjakut, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në resortin e vëllezërve Hajri, të cilët kryen pengmarrjen dhe më pas vrasjen.
Dyshohet se pengmarrja e tij është bërë për pazare të prishura të drogës nga vëllezërit e viktimës dhe pronarëve të resortit luksoz, të cilët urdhëruan pengmarrjen.
Mësohet se po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të Prengës, por deri më tani asgjë nuk dihet.