Pengmarrja në Kamëz/ RENEA aksion në Shijak, arrestohet 2 persona, në kërkim një tjetër (EMRAT)
Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim ditën e sotme, për pengmarrjen e Jan Prengës në Kamëz, pas një operacioni të RENEA-s në Shijak.
Në pranga kanë rënë Leonard Hajri dhe një grua, identiteti i isë cilës nuk bëhet ende i ditur, ndërkohë në kërkim është shpallur vëllai i tij Altin Hajri.
Altin Hajri është një emër i njohur për policinë, pasi ka qenë në kërkim për trafik droge dhe akuzohej se ishte kreu i një grupi trafikantësh, që u godit pas një operacioni ndërkombëtar të Drejtorisë së Antidrogës shqiptare dhe asaj italiane, në tetor të 2015, ku asokohe u vunë në pranga 16 persona në Itali e Shqipëri.
Jan Prenga u rrëmbye mesditën e 17 Janarit në zonën e Kamzës nga të paktën dy persona ende të paidentifikuar, ndërsa nuk dihet ende asgjë për fatin e tij. /panorama