Pengmarrje në qytetin Roubaix të Francës, dyshohet për terrorizëm

Disa njerëz janë shprehur se kanë parë një incident afër kufirit belg në të cilin, drejtori dhe familja e një  banke, mund të jenë mbajtur peng. Është një situatë e vështirë në qytetin verior Roubaix të Francës, pranë kufirit belg. Shërbimet mjekësore në zonën kanë pohuar, se disa njerëz janë plagosur. Nga hetimet paraprake, thuhet janë se disa persona të armatosur janë larguar dhe janë strehuar, pasi janë ndalur në një bllok rrugor të policisë. Ka pasur të shtëna rreth orës shtatë, këtë të martë në mbrëmje. Gazeta lokale La Voix du Nord ka raportuar se arma e zjarrit, ka qenë automatik dhe ka "disa të plagosur". Zona përreth banesës në Avenue De Lory ka qenë e mbyllur.

Persona të armatosur janë në një banesë ose në një stacion shërbimi. "Një operacion është në rrugë pasi pengjet janë marrë. "Një drejtor banke dhe familja e tij mund të ketë jenë marrë si pengje." Ajo që ështe e paqartë nëse incidenti ishte terrorizëm, apo një grabitje shkuar keq.

Burimi:The Guardian/Redjon Shtylla

SHKARKO APP