Pengmarrje në Tiranë, prangosen babë e bir. Ja emrat
Arrestohen dy persona të të përfshirë në një pengmarrje.
Rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, efektivët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.6, kanë arrestuar në flagrancë dy persona, babë e bir.
Pal Maletaj, 58 vjeç dhe i biri Fatjon Maletaj, 26 vjeç janë prangosur pasi kishin marrë peng një të ri, i cili u kishte borxh 1.5 milionë lekë.
Dyshohet në Fushë Mëzez, kanë marrë me forcë 24-vjeçarin me inicialet T. S., banues në Tiranë dhe në banesën e tyre kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike, me pretendimin e shlyerjes së borxhit prej 150 000 lekësh, që ai u kishte.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “heqja e paligjshme e lirisë”.
KOHA JONË SONDAZH

