Pengoi qendrat e votimit, familjarët: Terror, sikur janë serb

Policia në Shkodër ka arrestuar një person për shkak tentoi të pengoja hapjen e qendrave të votimit në Postribë, gjatë ditës së djeshme.Mësohet se në pranga ka rënë Emrah Shaba.Familjarët e tij kanë tentuar të pengojnë shoqërimin e tij nga ana e forcave të policisë. Në një prononcim për mediat ata janë shprehur se nuk e kuptojnë pse është shoqëruar djali i tyre. “I kemi rritur me gjithë hallet. Na është bërë një terrorizëm sot. Kanë ardhur policë, kanë hyrë brenda. Jam kapur me shefin, ja sharë pak me të, i kam thënë serb. Çfarë është ky terrorizëm këtu. Ai është arrestuar kot. i kemi kërkuar fletën e arrestit nuk e kishin. Thanë e dimë ne, si dinë ata në shtëpinë e tjetrit. Ne kemi ndjekur urdhrin e presidentit. Qeveri e poshtër. E kanë hapur vetë portën. Këto janë qeveria më e poshtër në botë. Bëni thirrje edhe ju. Deri kur do vazhdojmë kështu”, thonë familjarët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?