Pengu i Berishës: Në 2017 i thashë Bashës jep dorëheqjen, duhet të kisha zbritur vetë në fushë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha këtë mbrëmje i ftuar në ”Rtv Ora”, ka rrëfyer ndër të tjera edhe “pengun” e tij për zgjedhjet e vitit 2017.

Ai thotë se pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, i ka kërkuar ish-kryedemokratit Lulzim Basha që të japë dorëheqjen, por në fakt edhe duhet që të kishte zbritur vetë në fushë.

”Jam penduar që në vitin 2017, nuk bëra atë që bëri Netanyahu. I thashë Lulzim jep dorëheqjen. Gabimi im është që nuk zbrita në fushë. Siç e tha dhe zoti Alibeaj, ndahemi për Kuvendin e 11 dhjetorit, ndahemi për primare, por këtë nuk tolerojmë askënd”.

SHKARKO APP