Pengu u vra për kokainën/RENEA ”zbarkon” në Shkodër, në kërkim të…

U rrëmbyeu, u vra dhe trupin ja kanë zhdukur. Shumë sekrete ka vrasja e Jan Prengën dhe për të zbuluar më shumë, RENEA, FNSH dhe Frocat Operacionale në Tirana, zhvilluan gjatë natës një operacion në Bardhaj të Shkodrës për të arrestuar persona që mund te jenë të përfshirë në ngjarjen kriminale të ndodhur me 17 janar.

Tre persona të shpallur në kërkim si të përfshirë në rrëmbimin e Prengës, dyshohet se fshihen në Shkodër, në fshatin Bardhaj. Kjo ka bërë që RENEA, FNSH dhe Frocat Operacionale nga Tiranë të zbarkojnë rreth orës 21:00 në Shkodër. Këto struktura të policisë brenda 24 orëve kanë bërë dy operacione, ndërkohë që kanë shoqëruar disa persona që më pas i kanë marrë drejt Tiranës. Aksioni për shoqërimin e personave në fjalë bëhet e ditur se ka nisur rreth orës 01:00 të mëngjesit ndërsa ka përfunduar në orën 05:00. Në operacion kanë qenë të paktën 8 furgon të FNSH dhe 4 autoblinda të RENEA-s.

Trupi i tij ende nuk është gjetur. Deri më tani janë 8 persona të shpallur në kërkim për rrëmbimin e dhunshëm të Jan Prengës, ndërsa tre prej të dyshuarve janë si pjesë e bandave të krimit në Shijak, Vlorë dhe Shkodër të cilët rezultojnë se janë urdhëruesit dhe njerëzit që kanë projektuar pengmarrjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës.

Ngjarja

Familja ka nisur vajin por pa trupin e pajetë të Jan Prengës. Informacioni i fundit për këtë ngjarje të rëndë, është arrestimi i Festim Bexhdili, i moshës 30-vjeç, i cili dyshohet se është një ndër njerëzit që ka zhdukur trupin e pengut Jan Prengës. Bexhdili u arrestua në Kavajë dhe dyshohet se në bashkëpunim me 4 personat e tjerë kanë rrëmbyer për ta mbajtur peng Prengën, 12 ditë më parë, por më pas ky i fundit ndërroi jetë si pasojë e dhunës së ushtruar gjatë rrëmbimit. 5 të kërkuarit kanë rol aktiv në rrëmbim. Identiteti i tyre shfaqet në kamerën e sigurisë në bodrumin e resortit.

Kamera e sigurisë tregon disa persona, mes tyre edhe Altin Hajri dhe Festim Bexhdili, pranë një pakoje të zezë në forma trupi që mendohet se është trupi i viktimës. Ata shfaqen tek kamerat e sigurisë teksa hipin viktimën e mbështjellë me qese të zezë në një furgon të bardhë, i cili është në pronësi të Olsi Turja. Lista e të dyshuarve për rrëmbimin dhe vrasjen është shtuar, përveç 5 personave që janë arrestuar tashmë nga policia dhe pesë të tjerëve që janë në mungesë dhe që është kërkuar “arrest me burg”.

Tre të dyshuar si pjesë të bandave të krimit në Shijak, Vlorë dhe Shkodër rezultojnë urdhëruesit dhe njerëzit që kanë projektuar pengmarrjen, vrasjen dhe më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës, babait të 5 fëmijëve më 17 janar në Kamëz. Altin Hajri nga Shijaku, M.B nga Shkodra dhe D.R nga Vlora, dyshohet se janë kokat e këtij krimi të rëndë.

Altin Hajri

Biznesmeni Altin Hajri, pronar i kompleksit “Golden” në Shijak, ku dyshohet se është dërguar pas marrjes peng në Kamëz 49-vjeçari Jan Prenga, që nuk është person i panjohur as për drejtësinë shqiptare është shpallur në kërkim. Për Hajrin rezulton që edhe në fund të 2017 ka qenë i kërkuar për plagosjen e rëndë të M.B ngjarje e ndodhur në fshatin Pjezë Shijak por nuk dihet se si me pas emri i tij u hoq në atë kohë nga lista.

283 kg kokainë

Mësohet se lista e të dyshuarve për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës është shtuar, përveç 5 personave që janë arrestuar tashmë nga policia dhe pesë të tjerëve që janë në mungesë dhe që është kërkuar “arrest me burg”. Grupi kriminal që vepron në disa shtete të Europës, qëllimin kryesor ka pasur mbajtjen peng të Jan Prengës, njërin nga 4 vëllezërit Prenga, ku synimi ishte për t’i bërë presion Astritit, korrierit të tyre në Angli për të nxjerrë sasinë e drogës prej 283 kg kokainë, që ky i fundit mbante peng dhe nuk e tregonte destinacionin se ku e kishte çuar.

SHKARKO APP