Pension ekstra për 11 personalitete, mes tyre Elena Kadare dhe Moikom Zeqo

 

Qeveria Shqiptare vendosi të japë pension ekstra për disa personalitete të vendit, mes të cilëve  Elena Kadarenë dhe Moikom Zeqo.

Pension ekstra kanë  përfituar edhe 9 personalitete të tjera të vendit, në fushën sportive dhe akademike.

Isa Tare, Nestor Jonuzi, Kristaq Leno, Kujtim Kasmi, Koço Çomo, Neptun Bajko, Aziz Tahiri, Hektor Dokle dhe Kreshnik Tartari, janë përfituesit e tjerë.

Në vendimin e publikuar në fletoren zyrtare thuhet se, këta persona do të përfitojnë një “shtesë pensioni të posaçëm shtetëror në masën e katërfishit të pensionit social, por shuma e pensionit, që i takon sipas ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, plus këtë shtesë, të mos kalojë tetëfishin e pensionit social”.

SHKARKO APP