Pension nga qeveria për fëmijët e dëshmorëve
Përmes një projektligji të veçantë që do të kalojë në Parlamentin e ri, qeveria do të marrë në mbrojtje fëmijët e familjarëve që humbin jetën në vendin e punës në rastet e fatkeqësive të natyrës apo kur shpallën dëshmorë të atdheut. Projektligji parashikon mbështetjen financiare për rastet kur një nga prindërit humbin jetën në përpjekje për mbrojtjen e pronës publike apo dhe në rast të një sulmi terrorit
“Fëmijët apo personat nën kujdestari të shtetasve shqiptarë, të cilët kanë humbur jetën ose që e humbin jetën në përpjekje për të ndihmuar popullsinë, për mbrojtjen e pronës publike ose për shpëtimin dhe mbrojtjen e jetës së individit, gjatë apo nga një akt terrorist. Fëmijët apo personat nën kujdestari të shtetasve shqiptarë që kanë humbur jetën, qoftë edhe për shkak të plagëve të marra apo të sëmundjeve të marra në vendin e punës, si pasojë e kryerjes me përgjegjshmëri të detyrës dhe ushtrimit të profesionit në kushte/situata që lidhen me ngjarje të jashtëzakonshme apo të fatkeqësive natyrore”, thuhet në draft.
Përfitimet e fëmijës, që do të kenë statusi “Fëmijë në përkujdesje të Republikës” janë materiale dhe jo materiale. Trajtimi financiar parashikon 50 për qind të pagës më të lartë që ka pasur personi që ka humbur jetën.
KOHA JONË SONDAZH

