Pensionet e shqiptarëve në Itali, Aliaj: Shteti i përgjumur!

Për drejtuesen e patronatit INAS Albania dhe njëherësh specialisten e pensioneve Beskida Aliaj, një marrëveshje e Shqipërisë me Italinë apo Greqinë për njohjen e pensioneve të emigrantëve shqiptarë është ende larg.

E ftuar në emisionin “Intervista e Ditës” me Erjon Çikun, ajo shpjegon se veç dy takimeve të ish-Ministrit të Mirëqënies Sociale, Erion Veliaj me ish-Kryeministrin italian Matteo Renzi, dhe më vonë të ish-Ministrit Blendi Klosi, nuk ka pasur hapa konkretë në këtë drejtim.

Sa i përket Italisë, Aliaj shpjegon se janë rreth 502 mijë emigrantë shqiptarë të cilët do të përfitonin nga një marrëveshje e tillë, ku do të njiheshin vitet e tyre të punës dhe kontributet shoqërore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por siç thekson Aliaj, kjo marrëveshje nuk është arritur ende për shkak të dy aspekteve: politik dhe ekonomik. Kjo pasi do të duhen të bëhej një përputhje e legjislacioneve të dy vendeve, ndërsa sa i përket aspektit ekonomik, kjo mbart një kosto financiare për Italinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo i bën thirrje shtetit shqiptar por edhe organizatave dhe OJF-ve që të ngrenë zërin dhe të kërkojnë më me forcë zgjidhjen e këtij problemi për mijëra shqiptarë.

Kujtojmë se deri më tani janë arritur marrëveshje të Shqipërisë me 14 shtete për njohjen e pensioneve, mes të cilave vende si Gjermania, Austria, Maqedonia apo edhe Luksemburgu, Por ende me Greqinë dhe Italinë, që janë edhe vendet me më shumë emigrantë shqiptarë, nuk ka një marrëveshje të tillë.

Njohja e pensioneve të emigrantëve në Itali, Aliaj: 500 mijë shqiptarë...

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?