Pensionet e shqiptarëve në Itali, trazirat politike mund të bëjnë që procesi të bëjë hapa mbrapa
Guri i parë që mundëson njohjen e mundit të shqiptarëve që kontribuojnë prej vitesh në Itali, është hedhur. Pasi negocimi teknik i marrëveshjes për njohjen e pensioneve të shqiptarëve në Itali, pritet që të ndodh shumë shpejt. Por trazirat politike në Itali mund të bëjnë që procesi të bëjë hapa mbrapa ose të mos shkojë deri në fund, pasi varet nga vullneti i qeverisë që do të vijë.
Janë 25 mijë shqiptarë që do i’u jepet mundësia të trajtohen me pension të dyfishtë nëse kanë punuar në të dyja shtetet. “Marrëveshja këtë bën, bashkon vitet e punës në Itali me ato të Shqipëri. Më konkretisht, ata që kanë dalë 65-vjeç në pension në Shqipëri, bëjnë një verifikim të periudhave kontributive, me firmën e drejtorit noterizohet dhe vuloset në Ministrinë e Jashtme. Pra, mblidhen vitet shqiptare me ato italiane në mënyrë figurative, vetëm për t’u njohur si përvojë pune. Pastaj, secili shtet jep pjesën e vet”, sqaron Beskida Aliaj, drejtuese e patronatit INAS Albania.
Mblidhen vitet shqiptare me ato italiane në mënyrë figurative, vetëm për t’u njohur si përvojë pune. Pastaj, secili shtet jep pjesën e vet. Kjo vlen për atë kategori qytetarësh që nuk kanë 20 vite punë minimumi, siç e ka Italia dhe 15 sa e ka Shqipëria si kusht për t’u futur në skemën e pensioneve. Ata që kanë vite pune si në Shqipëri, ashtu edhe në shtetin fqinj, pas ratifikimit të marrëveshjes, trajtohen me dy pensione, varësisht nga vlera e kontributeve.
Nëse një 65- vjeçar ka 14 vite punë në Shqipëri dhe 19 në Itali, me marrëveshjen e re që pritet të ratifikohet, puna “njihet” respektivisht nga të dyja shtetet, por secili paguan pjesën që i takon.
KOHA JONË SONDAZH

