Pensionet nga dritarja, radhë në banka
Ndonëse qeveria ka ndaluar daljen e pensionistëve në rrugët e vendit, dhe pagesa mujore do u dërgohet në banesë nga punonjësit e administratës, ky udhëzim nuk po gjen zbatim në kryeqytet.
Pamjet që u regjistruan në zonën e shkollës së bashkuar, tregojnë se punonjësit e postës shpërndajnë pensionet nga dritaret e godinës.
Nga ana tjetër, edhe pas udhëzimi i qeverisë për hapjen e një llogarie bankare për bizneset me qëllim përfitimin e pagesës së luftës, qytetarët po ndeshen me radhë të gjata. Edhe pse mësohet se institucionet financiare kanë rritur tashmë edhe stafin
Në disa raste nevojitet ndërhyrja e policisë për mbajtur distancën, por nuk mungojnë rastet kur mbajtja e rradhës është shoqëruar me debat
Për TV Ora qytetarët shprehen se shpesh-here nuk arrijnë të përfundojnë procedurat, pasi leja prej 1 orë nuk është e mjaftueshme.