Pensionet private, ligj i ri për zgjerimin e tregut

Pensionet private vullnetare janë një alternativë për të patur të ardhura shtesë veç pensionit të garantuar shtetëror me skemën e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Pavarësisht rritjes që vërehet vitet e fundit, sektori i pensioneve private vullnetare në Shqipëri mbetet modest, dhe është pak i zhvilluar edhe pse vitin e fundit, rritja e numrit të anëtarëve ishte 20%. Zgjerimi i këtij sektori synohet të bëhet përmes ndryshimeve të reja ligjore që janë propozuar nga Ministria e Financave dhe AMF që është përgjegjës për mbikëqyjen e këtij tregu.

Kjo do të thotë që çdo para që merret nga fondi privat i pensionit taksohet në bazë të ligjit për të ardhurat personale. Sipas propozimeve, përfitimet nga pensioni privat mund të nisin vetëm 5 vjet para moshës që parashikohet për daljen në pension në skemën e detyrueshme shtetërore. Ndërkohë që përfitues janë dhe familjarët e kontribuesit në rast vdekjeje të parakohshme. Në tregun e pensioneve private vullnetare në Shqipëri ushtrojnë aktivitein e tyre 3 fonde pensioni. Anëtarët para se të bëhen pjesë duhet të informohen qartë për peëdorimin e fondeve dhe rreziqet e mundshme, ndërkohë që AMF thotë se mbi 95% e fondeve të pensioneve private në Shqipëri investohen në borxh qeveritar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?