Pensionistët në pritje të “gjelit”

Pensionistët shqiptarë  duhet të presin deri në javën e parë të dhjetorit për të mësuar nëse këtë vit do të mund të marrin shpërblimin për gjelin  e deti apo jo.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë deklaroi se ende nuk është vendosur asgjë pasi duhet të analizohen të ardhurat dhe më pas do të vendoset,  pasi për shpërblimet ministrisë së financave i duhen 3 mld lekë. Vitin e kaluar pensionistët morën shpërblim  nga 5 mijë lekë.

Denaj: Kemi thënë që gjithmonë është parë në dhjetor, pasi është bërë një analizë, se çfarë kursimesh janë fituar. Ne jemi akoma në nëntor. Me lejoni të bëjmë një analizë, të përfundojmë buxhetin, jemi duke parë kursimet dhe në përfundim do themi nëse do mundemi apo jo. Bëhet fjalë për 3 mld lekë. Kështu që ne duhet të gjejmë nga kursimet një shumë të tillë.

Kjo deklaratë  erdhi pas diskutimit të buxhetit në komisionin e Veprimtarisë ku deputetët u treguan pesimistë në lidhje me afatet për zbatimin e procesit të fiskalizimit.

Beqaj: Sa e përgatitur administrata tatimore të fillojë zbatimin e këtij ligji më 1 janar 2020.

Por sipas ministres zbatimi do të ketë një fazë tranzitore dhe synohet që të arrihet afati i vendosur.

Denaj: Ne kemi parë që afati kohor, i cili starton më 1 janar 2020, por ka një periudhë tranzitore 6 mujore është afati optimal për të implementuar këtë proces.

Për të përmirësuar procesin e zbatimit të projekteve  sidomos në infrastrukturë ministrja e financave deklaroi se do të  ngrihet një agjenci e veçantë që do të merret me problematikat e shpronësimit.

/Ora News

 

SHKARKO APP