Pensionistët, në radhë për “gjysmëgjelin”, nga veriu në jug
Me gjithë pakënaqësinë për shumën e shpërblimit të caktuar nga qeveria pensionistët në rrethet e vendit kanë nisur ta tërheqin atë. Ato po shpërndahen sipas datës së përcaktuar të pensionit. Ndërsa atyre që ju ka kaluar data e marrin në çdo kohë.
Të moshuarit e Elbasanit thonë se shuma prej 3 mijë lekë është sa për një gjysëm gjel. “As një gjel deti nuk merr”, thotë një e moshuar për Abcnews.
Në Gjiroksatër pensionistët kishin dyshime se mund të mos merrin dhe asgjë. Ndaj sipas tyre më mirë pak se asgjë. “Nga hiç fare, mirë është”, shprehet një i moshuar.
Kuksianët janë ndër banorët më të varfër në vend. Edhe pse shprehin pakënaqesi për shumën, me daljen e datës së pensionit ata janë drejtuar në pikat postare për ta tërhequr atë. “Ato nuk dalin për ilaçe, jo për të marrë mish e gjëra të tjera”, shprehet një pensionist.
Ndërkaq në Fier radhët janë bërë të bezdishme për të moshuarit. Disa prej tyre ju ka sosur durimi dhe nuk i kanë kanë marrë.
Edhe në Vlorë të moshuarit nuk ndjehen të vlerësuar.
Tallje e quajnë masën e shpërblimit një pjesë e pensionistëve të Librazhdit. Kush s’ka mundësi për të tërhequr shpërblimin nuk do ta humbë atë dhe do ta marrë në janar të vitit tjetër. Shpërblim përfitojnë 663.227 pensionistë. /ABC news/