Pensionistët nuk rrinë në shtëpi, në radhë për pensionet
Pensionistët edhe pse e kanë të ndaluar të dalin rrugëve si shkak i rrezikut të përhapjes së COVID-19, detyrohen të interesohen pranë pikave postare për tu interesuar për pensionin e tyre. Ata shprehen se nuk kanë të afërm që të interesohen për mos pagesën mujore, edhe pse i kanë plotësuar dokumentet.
Pensionistët edhe pse e kanë të ndaluar të dalin rrugëve si shkak i rrezikut të përhapjes së COVID-19, detyrohen të interesohen pranë pikave postare për pensionin e tyre.
Paraditja e sotme të ofronte panoramën ku plot të moshuar qëndronin përpara dyerve të degëve të zyrave postare.
Edhe pse e kanë të ndaluar të qarkullojnë në rrugë për shkak të rrezikut potencial nga infektimi me koronavirus, pensionistët thonë se dalin për tu interesuar për pagesën mujore.
Ata shprehen se nuk kanë të afërm që të interesohen për pensionin dhe prandaj detyrohen të interesohen vetë.
Qytetarët gjithashtu shprehen se pavarësisht plotësimit të dokumenteve të kërkuara, atyre nuk u është dhënë asnjë zgjidhje.
Krahas fluksit të pensionistëve në zyrat postare, këtë të premte kishte radhë dhe dyndje qytetarësh dhe në tregjet e pakicës, të cilët nxitonin për të kryer blerjet para mbylljes së afatit të qarkullimit në orën 13:00.