Pensionistët protestë para kryeministrisë

Një numër i konsiderueshëm pensionistësh nga qytete të ndryshme të vendit janë ngritur në protestë përpara kryeministrisë duke shprehur një sërë pakënaqësish për gjendjen e tyre. Ata kërkojnë rritje të pensioneve dhe miratimin e minimumit jetik, ndërsa indeksimin e pensioneve me 4.1% e konsiderojnë tallës dhe diskriminues. Ish-minatorë, naftëtarë, persona me aftësi të kufizuar etj. theksojnë se pensionet janë qesharake dhe nuk mbulojnë shpenzimet miminale as për ilaçe.

Ndërkohë gjatë protestës dy pensionistë nuk u ndjenë mirë dhe kërkuan ndihmën e urgjencës. Pensionistët i lanë 3 ditë kohë kryeministrit Rama që të rishohë ligjin dhe të marrë parysh kërkesat e tyre, në të kundërt paralajmëruan se të hënën do të hyjnë në grevë urie para kryeminstrisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?