Pensionistët rrezikojnë shpërblimin e fundvitit
Pesionistët rrezikojnë që për këtë vit të mos marrin shpërblimin e Vitit të Ri.
Treguesit e buxhetit duket se nuk e mundësojnë këtë bonus edhe pse komisioni I ekonomisë adresoi këtë kërkesë pranë minsitrisë së financave.
Por për ministren Anila Denaj kjo vendimarrje pritet të zyrtarizohet deri në muajin dhjetor, pasi të vlersohet ecuria ekonomike e pjesës së mbetur të vitit.
“Sigurisht që ministria e financave do të analizojë kërkesën e bërë nga ky komision. Kjo kërkesë ka ardhur më vonë se ky akt normative që po diskutojmë. Ne do të shikojmë të gjitha vlersimet të cilat kanë të bëjnë më zërat e shpenzimeve dhe në muajt në vijim në cdo mundësi të parë që do të shikojmë do të alokojmë fondin e nevojshëm. Por kjo do të jetë pjesë e një analize të 3 mujoreshit të ardhshëm dhe është e parakohshme të them nëse do ta marrim ose jo parasysh. –tha Denaj.
Këtë deklaratë ministrja Denaj e bëri gjatë miratimit të aktit normative të buxhetit të shtetit në komisioin e ekonomisë.
Sipas këtij dikasteri, buxheti u godit nga mbyllja e lojrave të fatiti si dhe mungesa e prodhimit të energjisë.
Mund t’ju them se energjia elektrike ka patur nje efeket të konsiderushëm ekonomik, prej 1 pikë % në rritje ekonomike të këtij viti. Nga ana tjetër edhe mbyllja e lojrave të fatit ka dhëne impaktin jo pozitiv.
Por kreu i komisionit të ekonomisë, Ahmetaj e vuri theksin tek shklyerja e detyrimeve të prpapambetura që si 9 mujorë kanë arritur në 6.2 miliard lekë.
Akti normativ parashikon jnë ulje të të ardhurave dhe shpenzimeve me 3 miliard lekë, ndërsa mban të pandryshuar deficitin.