Për 10 mijë euro do vrisnin me pagesë një të ri

Policia po i ndiqte prej më shumë se një jave Gazmend Dervishin, Dritani Nikollin e Bruno Shehun.

Departamenti i krimeve të rënda kishte marrë informacion se ata po përgatisnin vrasjen e një të riu në Manzë.

Për këtë ata kishin marrë 10 mijë euro.Paradite ata i janë afruar shenjestrës me një makinë, një Mercedes me targa të huaja H –TB 564. Sapo i janë afruar viktimës kanë parë praninë e policisë, kanë braktisur makinën dhe kanë tentuar të fshihen.

Policia u gjeti armën me të cilën do të kryenin vrasje, një kallashnikov, dy maska dhe dy bidonë me benzinë, me të cilën do të digjnin makinën pas krimit.

Lapsi.al mëson se policia ka mundur të identifikojë edhe porositësin e vrasësit dhe e ka shpallur në kërkim. Ai është identifkuar nëpërmjet telefonit të personit që do të kryente krimin.

Me vete tre të arresturit kishin edhe foton e shënjeshtrës, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ai do të vritej si pasojë e një konflikti të vjetër mes dy fiseve. Të paktën 10 persona janë shoqëruar në polici për t’u marrë në pyetje, ndërsa porositësi i vrasjes nuk është kapur ende.

SHKARKO APP