Me 27 korrik për 103 minuta Toka do të mbetet në errësirë
Planeti Tokë, ku jetojmë, do të përjetojë më 27 korrik 2018, pra pas më pak se një muaji një errësirë e cila pritet të zgjasë për 103 minuta, duke u regjistruar si eklipsi total i Hënës më i gjatë i shekullit.
Ky eklips do të shihet gjerësisht në Europë, përfshirë Shqipërinë, raporton noa.al duke cituar Virtual Telescope Project.
Spektakël pritet të japë dhe Marsi sepse në të njëjtën natë planeti i Kuq do të jetë i dukshëm sikundër nuk kishte ndodhur që në vitin 2003.
Ndaj 27 korriku është një datë për t’u shënuar në kalendar dhe për të mos u harruar.
Qielli do të bëhet i kuq duke ofruar një eklips total të Hënës, tha astrofizikani Gianluca Masi, përgjegjës i “Virtual Telescope Project”.
Lajmi konfirmohet edhe nga NASA e cila sjell në vëmendje se që nga 2015 nuk ka pasur një eklips kaq të rëndësishëm.
Gianluca Masi pohon se më 27 korrik Hëna do të fshihet nga drita e Diellit brenda çadrës së Tokës duke u gjendur në distancën maksimale nga Toka duke u kthyer kështu në një minihënë ose më e vogla Hënë e vitit.
Faza totale e eklipsit do të jetë rreth 103 minuta, ose më e gjata e shekullit. “Do të jetë tërësisht e shikueshme me sy të lirë duke arritur në pamjen më të mirë në orën 22:23”, pohon Gianluca Masi.
Ndryshe nga Hëna që do të jetë në pikën e saj më të largët nga Toka, planeti Mars, i cili vështirë është të shihet edhe me teleskopë, do të jetë atë natë në distancën e tij më minimale nga Dielli. “Do të jenë kushtet ideale të shikimit të Planetit të Kuq, më e mira që nga viti 2003, – pohon Gianluca Masi.