”Për 2 vjet, grupi Bajri del nga burgu”, Zagani: Edhe më shpejt
”Vëmë bast, që për dy vjet të gjithë të arrestuarit e Shkodrës dalin nga burgu? Ashtu si pa u ndjerë”, ka qenë statusi i postuar nga ish-ministri Ylli Manjani, referuar arrestimeve të fundit nga operacioni “Oaz” dhe goditjen e 11 anëtarëve të bandës Bajri.
Kjo “sfidë” e ish-ministrit ka nxitur shumë reagime, e mes tyre edhe ish-oficeri i policisë Dritan Zagani. ”Edhe më shpejt”, shkruan Zagani, ndërsa Manjani i mbështet idenë, duke shtuar se ka gjasë të ndodhë, pasi po afrojnë zgjedhjet vendore.
Kujtojmë që Dritan Zagani ishte i pari që denoncoi grupin e ”Habilajve” dhe lidhjen e tyre me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
KOHA JONË SONDAZH

