Për 200 mijë lekë të vjetra borgj vret komshiun!

39-vjeçari Fation Janina është vënë në pranga pasi u identifikua si personi që masakroi mbrëmjen e djeshme me thikë dhe çekiç të moshuarin. Ja se çfarë tha ai në polici.

“Me kishte 200 mije lekë borxh, e pashë dje qe po dilte nga shtëpia nga kati i 5 ku unë banoj te sheshpushimi i shkollave. I thashë hajde flasim për atë borxhin që me ke se me duhen lekët për Viti e Ri. U futëm të shtëpia  e tij. Debatuam aty dhe me tha nuk kam lekë. Me ofendoi, me tha drogaxhi. Aty e humba qetësinë, u përleshem afro 1 orë. Ai donte të me godiste me çekiç, unë gjeta një thikë e qëllova disa herë. Pastaj e qëllova edhe disa here me çekiç derisa ngeli i shtrirë në toke. Me pas mora thikat dhe çekiçin dhe i dërgova në shtëpinë time. Kur dola mbyllja edhe derën e jashtme te tij me çelës. Shkova ne shtëpi fsheha thikat dhe çekiçin, ndërrova edhe rrobat e gjakosura dhe me pas ne gjendje te renduar psikologjike ika edhe nga shtëpia unë nga frika e policisë.”, deklaroi i arrestuari.

SHKARKO APP