Për 22 minuta, deputetët e PS-së miratojnë online buxhetin për vitin 2024

Sa kohë duhen për të miratuar një projekbuxhet? Për deputetët e PS-së, sot mjaftuan 22 minuta që në një mbledhje ”online” të miratonin në parim projektbuxhetin 103-faqësh për vitin e ardhshëm në Komisionin për Ekonominë dhe Financat.

“Nga diskutimet e deritanishme, unë të paktën nuk jam i bindur për ndërhyrjen te taksa e karbonit e cila bie ndesh edhe me direktivat e Bashkimit Europian. Ka nevojë për rishikime”, tha deputeti i PS-së Eduard Shalsi.

Duke mbështetur propozimet e Erion Braçes, ndryshime në paktën fiskale kërkoi edhe deputetja e Partisë Socialiste Pranvera Resulaj. “Paketa Fiskale duhet të përmbajë heqjen e TVSH për mjetet higjenike të grave dhe lehtësi të tjera për to”, tha Resulaj.

Me praninë nga opozita vetëm të deputetit të Rithemelimit, Edmond Spaho i cili zgjodhi të mos fliste fare, por veç të votonte kundër, socialistëve iu doli koha për të uruar njëri-tjetrin edhe për arritje në rrafshet personale.

SHKARKO APP