Për 28 ditë asnjë rast të ri me COVID-19, Mali i Zi shpall fundin e pandemisë

Mali i Zi shpalli ditën e sotme fundin e pandemisë së COVID-19. Ku vendim erdhi me rekomandim të Institutit për Shëndetin Publik. “Ky është rezultat i përpjekjeve disamujore nga të gjithë”, tha Qeveria malazeze përmes një postimi në Twitter. Ky vendim erdhi për faktin se për 28 ditë me radhë Mali i Zi nuk ka pasur asnjë rast të ri me koronavirus.

Ndërkohë, shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Mal të Zi, Mina Brajovicc, e vlerësoi si sukses luftën kundër COVID-19.

“Duhet ta kemi në mendje faktin se virusi është ende pranë nesh. Duhet ta kemi parasysh se të dhënat nga sistemi mbikëqyrës i OBSH-së tregojnë se një numër i madh i rasteve të pazbuluara të të infektuarve ekzistojnë akoma. Kjo është arsyeja përse një nga rekomandimet kryesore të OBSH-së për autoritetet, është të vazhdohet në mënyrë agresive dhe energjike me zbulimin, testimin dhe monitorimin e kontakteve”, tha Brajovicc për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë. Mali i Zi, gjithsej, ka konfirmuar 324 raste me koronavirus.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej tyre, nëntë pacientë kanë vdekur, të tjerët janë shëruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?