Për 4 ditë u shtuan 100 mijë të infektuar”, OBSH: Pandemia po përparon

Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se pandemia e koronavirusit është duke u përshpejtuar në përhapje.

Për të ilusturuar se sa ka përparuar ajo ai tregoi se sa ditë i janë dashur virusit të kalojë nga 100 mijë infektime në 300 mijë.

“U deshën 67 ditë për të arritur në njëqind mijë infeksionet e para, njëmbëdhjetë ditë për 200 mijë dhe katër ditë për 300 mijë”, deklaroi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër OKB bëri thirrje për një armëpushim mbarëbotëror.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Furia e koronavirusit tregon çmendurinë e luftës. Kjo është arsyeja pse unë kërkoj një armëpushim global dhe të menjëhershëm në të gjithë cepat e botës. Është koha për të ndaluar konfliktet e armatosura dhe të përqendrohemi në luftën e vërtetë të jetëve tona. Palëve në luftë iu them: tërhiquni nga armiqësitë”, tha sekretari i përgjithshëm të OKB, Antonio Guterres. “Të mos harrojmë se në vendet e shkatërruara nga lufta, sistemet shëndetësore janë shembur”, shtoi ai. /Opinion.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?