Për 5 metra Fierza arrin në kuotat maksimale, rrezikon të përmbytet edhe Veriu

 

Ndërsa jugu i vendit është i përmbytur dhe autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, nëse rriten akoma prurjet në liqenin e Fierzës, rrezikon të përmbytet edhe veriu i vendit, për shkak të hapjes së portave të shkarkimit. Duhen akoma edhe 5 metra që Fierza të arrijë në kuotat maksimale, 296 metra, ndërsa prurjet janë rreth 900 metër kub në sekondë. Edhe nëse vihen në punë të katër turbinat me kapacitet të plotë, sasia e ujit që del nga to është më e vogël sesa sasia e prurjeve në liqenin e Fierzës. Nese hapen portat behet nami me keq se ne vitet e tjera, pasi fuqia e Shtetit eshte dobesuar edhe prej permbytjeve ne Jug te vendit. Masat po merren nese hapen portat, por me shume me syte nga qielli !

SHKARKO APP