“Për çdo të konfirmuar si pozitiv me koronavirus duhen llogaritur 5 të prekur”: Flet koordinatori i Task Forcës

I ftuar në studion e Endri Xhafos në Abc News, Koordinator Kombëtar i Task Forcës për Burimet Njerezore dhe Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata theksoi se për çdo një rast të konfirmuar si pozitiv duhen përllogaritur pesë raste reale si të infektuar.

Momentalisht, Shqipëria ka 53 të prekur zyrtarisht me koronavirus, ç’ka bën që sipas asaj që thotë Gjata të kemi rreth 250 të prekur realë.

Studimet tregojnë se jo çdo autoritet mund të konstatojë të gjithë të prekurit përmes testeve, rrjedhimisht një pjesë e madhe e të infektuarëve nuk perceptohen nga sistemet shëndetësore duke vijuar të infektojnë të tjerë.

Prandaj edhe shërben karantina.

Gjata shpjegoi gjithashtu se nëse do të preken 1-2 për qind e popullsisë duhen shpallur gjendja e epidemisë në vend, gjë e cila tani është shumë larg.

rben Gjata ka folur për situatën e krijuar për shkak të koronavirusit. Ai shpjegoi mundësitë e përballimit të situatës nga spitalet tona në rast se do të kemi një përshkallëzim të situatës.

Përballë gazetarit Endri Xhafo, Gjata foli mbi kapacitetet e spitaleve dhe se si do të vijojë procesi i vendosjes së pacientëve në rast të rritjes së numrit të të prekurve me koronavirus.

Arben Gjata ka folur për situatën e krijuar për shkak të koronavirusit. Ai shpjegoi mundësitë e përballimit të situatës nga spitalet tona në rast se do të kemi një përshkallëzim të situatës.

Përballë gazetarit Endri Xhafo, Gjata foli mbi kapacitetet e spitaleve dhe se si do të vijojë procesi i vendosjes së pacientëve në rast të rritjes së numrit të të prekurve me koronavirus.

Të prekurit nga koronavirusi që kanë nevojë për shtrim, tani po vendosen tek Infektivi që ka 100 deri në 120 shtretër, ndërsa në rast të përshkallëzimit të situatës, 140 shtretër janë në dispozicion në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Gjithashtu Gjata sqaroi se nëse sërish do të ketë nevojë janë 100 shtretëe në në dispozicion në ish-Urgjencën në QSUT si dhe 100 të tjerë tek Spitali Amerikan.

“E di që do vijnë edhe burime të tjera. 25 deri në 28 respiratorë do të vendosen në funksion në Spitalin Infektiv”, u shpreh ai.

“Janë rreth 100-120 shtretër. Nesë kalohen kapacitetet është parashikuar spitali “Shefqet Ndroqi”, gjithashtu është parashikuar ish-kirugjia 2 dhe 3 të kthehen në spitale COVID-19″, sqaroi Gjata.

 Nëse këto hapësira do të jenë të pamjaftueshme do të krijohet mundësia te “Spitali Amerikan”, ku një nga godinat do të jetë në shërbim të pacientëve.

Te kirurgjitë duhen rregulluar vetëm disa aksesorë, por edhe kirurgjitë e reja nuk do të bëjnë më kirurgji, por do të përdoren për pacientët COVID-19″.

Më tej Gjata u shpreh se sot ka mjekë që janë duke punuar edhe pse në moshë pensioni.

“Nga pikëpamja shkencore, ky virus ka një pjesë të fshehur. 80% e rasteve nuk janë me shenja klinike. Nesë preket 1-2 për qind e popullsisë do shpallet epidemia. Rastet e diangostikuara duhen shumëzuar me pesë për të parë se sa mund të jetë numri i të prekurve në vend. Shumë shpejt do të trajnohen të gjithë mjekët e familjes, do të bëhen publike të gjithë numrat e telefonave.

Parimi i parë në këtë sëmundje është se nëse nuk mbrohet stafi mjekësor do të humbin njerëz në shërbim.

Është propozuar që konsultat për të sëmurët kronik të bëhen nëpërmjet telefonit me mjekun e familjes”, tha Gjata.

Spitalet dhe shtretërit në dispozicion nëse rëndohet situata: 

100-120 shtretër në Spitalin e Infektivit

140 shtretër në spitalin “Shefqet Ndroqi”

100 shtretër tek ish-Urgjenca në QSUT

100 shtretër tek Spitali Amerikan

/abcnews.al

SHKARKO APP