Për çfarë ankohen punonjësit? – Kontratat dhe pagesat e prapambetura, shqetësim kryesor

Rreth 385 ankesa të bëra nga punonjësit janë adresuar tek Inspektoriati Shtetëror i Punës gjatë viti që lam pas përmes institucioneve të ndryshme lidhur me problematikat që hasin në tregun e punës dhe abuzimet nga ana e kompanive. Ankesat më të shumta vijnë nga të punësuar në ndërmarrje prodhuese, call center apo ndërmarrje shërbimesh.

Po për çfarë ankohen më shumë punonjësit? 50 për qind e ankesave janë për shkak të cënimit të marrëdhënieve të punës, moslidhje të kontratave të punës si dhe mos respektim i orëve të punës. 30 % janë  kërkesa për informacion   për çështje të marrëdhënieve të punësimit apo të sigurisë dhe shëndetit në punë, 11 %  për ndërprerje të marrëdhënieve të punës dhe 10 % mos pagesa e pagave te prapambetura si dhe mospagesa e kontributeve të sigurimeve shoqërore/ e raporteve mjekësore.

Një numër shumë i vogël ankesash, me vetëm 2%  zë punësimi i paligjshëm, kushte pune të pasigurta dhe mosnjoftimi i aksidentit në punë. Në krahasim me vitin 2016, numri i ankesave të punonjësve ka ardhur në rritje, duke u regjistruar 32 ankimime më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?