‘’Për çfarë vdekjesh nga uria flasin disa’’, Duma-Ramës: Nevoja për ushqime e ilaçe nuk mbyten nga propaganda
Ish- deputetja e PD, Grida Duma i është përgjigjur Edi Ramës lidhur me nevojën për ushqime, ilaçe dhe ndihma që kanë shumë qytetarë shqiptarë nevojë në këto ditë të vështira me koronavirusin.
Duma duke publikuar videon e një nëne shqiptare që nuk ka t’i japë për të ngrënë së bijës dhe nuk mundet të marrë dot as borxh në dyqan i kundërpërgjigjet Ramës duke i thënë se Shqipëria që duhet është shteti që kujdeset për qytetarët e sa dhe nuk shfryn inat.
Ish- deputetja bën apel që Shqipëria që duhet është ajo që paratë e përbashkëta i çon tek ata që kanë më shumë nevojë dhe propaganda nuk e mbyt dot nevojën për ilaçe dhe ushqime.
Kryeministi Edi Rama ka thënë se do ndihmojë çdo familje në nevojë dhe se asnjë shqiptar nuk ka vdekur prej urisë as në Luftën ll Botërore.
STATUSI I GRIDA DUMËS
Shqipëria që duhet vs Shqipëria që propagandohet!
Shqipëria që duhet, është vendi i njerëzve që karantinohen për të jetuar, jo për t’u sëmurur.
Shqipëria bëhet kur e vërteta të takohet me guxim pa mllef dhe duf.
Shqipëria që duhet, kujdeset për qytetaret e saj pa shfryrje inatesh mbi qytetarët e vet por me kujdesin e detyruar e përgjegjshmëri.
Shqipëria që duhet ka gra si kjo, që megjithëse në hall, nuk shfryjnë, nuk shajnë, nuk mallkojnë por na tregojnë; tregojnë me sa munden pamundësinë e tyre!
Nevoja për ushqim, ilaçe, e mbijetesë, nuk mund të mbyten nga propaganda.
Shqipëria që duhet, bëhet duke marrë përgjegjësitë për të rishpërndarë paratë e shqiptarëve tek nevojtarët jo tek klientet miliarderë!
Shqipëria që duhet është Shqipëria ku paratë e përbashkëta shkojnë tek ata që kanë nevojë sot më shumë se kurrë.