Për Durrësin nuk mund të vendosë vetëm interesi i Ramës, Ballukut & Co
Aktualitet E Hënë, 21 Dhjetor 2020 22:41
Nga Igli Cara*
Këto ditë, përtej vështirësive e problematikave që lidhen me shëndetin, punën e jetën duket që për qytetarët e Durrësit është krijuar dhe një shqetësim, që lidhet me zhvendosjen e Portit të Durrësit në Porto-Romano .
Natyrisht, dyshja Rama – Balluku janë përpjekur të lançojnë në media përmes një loje shifrash, levizjen e sherbimeve portuale ne Porto Romano, me nje investim për Portin e ri me vlere 500 milionë Euro dhe bashkengjitur kesaj nje projekt 2 miliardë euro me nje investitor arab, i cili siç deklaroi ne Top Chanel do te ndertonte ne bregdet apartamente, hoteleri, restorante, qendra tregtare, argetuese, luksi, etj., etj.
Përpos kronikave televizive, zërave dhe tymnajes, na doli qe ishte nje projekt, i cili tanime ishte kthyer ne vendim te Keshillit Kombetar te Territorit me Kryetar Edi Ramen, Nr.1 dt. 14 Tetor 2020.
Vendimi i një përmase të tille vjen e shfaqet për qytetarët, në mungesë të plotë të transparencës.
– Nuk ka asnje studim fizibiliteti
– asnjë konsultim me publikun e grupet e interesit
– asnje komunikim me perfaqesuesit e Bashkise Durres e Keshillin bashkiak (pavaresisht se nuk do te kishte guxim njeri te kundershtonte shefin e madh)
– asnje komunikim a konsultim me operatorët që zhvillojnë veprimtarinë në Port ( duke pasur në konsideratë që aty impaktohen mbi 4 mijë punonjës të sektorit shtetëror dhe privat, të cilët sot ndjehen të rrezikuar)
– asnje studim çfare ndodh me qytetin, trashëgiminë dhe historinë e tij. Mbetet e paqartë si projekti do të impaktojë ndërtimet në Zonën A të qytetit dhe për më tepër si do të impaktojë pjesën historike të tij, sepse për të gjithë ne, Durresi i sotëm dhe i djeshëm është ne simbiozë me Portin.
Duket që projekti ka shumë pikëpyetje, cenon bizneset aktuale te turizmit, hotelet dhe sherbimet horeca në qytet.
Shumë rreziqe për punonjësit dhe bizneset e ndryshme aktuale, pasuritë personale dhe investimet në 30 vite.
Çfare ndodh me projektet e deritanishme te Portit, investimet ne keto 30 vite, pavaresisht se cila qeveri i ka bere?
Unë nuk besoj se ky projekt do të jetëzohet, por gjithsesi, ne zbatim te ligjit do t’i bëja thirrje qeverisë, që në mënyrë urgjente të bëjë transparencën e projektit, të fillojë konsultimet me grupet e interesit dhe publikun e gjërë.
Padyshim, qe jam pro investimeve ne Durres ( vendase apo te huaja), por nuk do te pranoja kurre, por kurre, ato investime (qofshin 2 apo me shume miliarde Euro), te cilat do te preknin historine, shuanin kujtimet, shpirtin e qytetit dhe mbi te gjitha do te demtonin ekonomine dhe durrsaket.
Për Durrësin dhe durrsakët nuk mund te vendose vetem interesi i Rames, Ballukut & Co.
Fshehtesia, ngutja dhe arsyet qe parashtrova me sipër më krijojnë bindjen, qe ky projekt dëmton qytetin dhe qytetaret.
*Igli Cara, ish-deputet i PD