Për Gratë: Protesta në Shqipëri dhe Kosovë

Ditën e sotme, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, shoqëria civile protestoi në Tiranë për gjithë vajzat dhe gratë e dhunuara. Marshimi nisi pranë Drejtorisë së Policisë së kryeqytetit për të kërkuar ndryshime ligjore mbi urdhrat e mbrojtjes.

Protesta pati edhe në Durrës, ku të veshur me të zeza, si një shenjë zie për viktimat e dhunës, përfaqësues të shoqërisë civile dhe jo vetëm protestuan rrugëve të qytetit. Edhe në Shkodër gjithashtu u organizua një protestë e heshtur, të cilës iu bashkua kryetarja e bashkisë, përfaqësues institucionesh, nxënës të shkollave të mesme dhe qytetarë të thjeshtë.

Në Kosovë, “MARSHojmë, S’Festojmë”, një nismë qytetare që synon të jenë zëri i shumë grave në shoqëri, protestoi në Prishtinë kundër dhunës me bazë gjinore dhe ngacmimeve seksuale ndaj vajzave dhe grave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?