Për herë të dytë në Hagë/ Milo: Përballja me Greqinë për detin, ja çfarë duhet bërë
Shqipëria dhe Greqia për të dytën herë, do të përballen në gjykatën ndërkombëtare në Hagë. Përballja e parë ishte për incidentin me anijet luftarake britanike në kanalin e Korfuzit, nga ku Shqipëria e humbi këtë betejë gjyqësore.
Ish-ministëri për punët e Jashtme, Paskal Milo, thotë se vendimi për të patur një arbitër ndërkombëtar është i mirë pasi kjo çështje e shumë debatuar ndër vite nuk po gjente zgjidhje përmes negociatave direkte.
Përpara përpalljes me gjykatën por thotë se është një rrugë e gjatë procedurale. Nga ana tjetër, ai nënvizon se Shqipëria duhet të ketë një grup negociator shumë perfekt, me ekspertë a-politik, madje duhet të kërkojë asistencë ndërkombëtare.