Për herë të parë, ish-kryeministri zbulon projektin ”Berisha 3”

Ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka qeverisur dy mandate qeveritare që nga 10 shtator 2005-23 qershor 2013, thotë se ka gati projektin ”Berisha 3”.

”Shqiptarët të mos mbeten më kombi që lind fëmijë për emigracion, të mos jenë më njerëzit që jetojnë në një nga vendet më të pasura me burime natyrore të Europës dhe të punojnë si argatë në tokat e të tjerëve.

Në vitet 1992-1997, popullata në Shqipëri nisi të rritej, po ashtu si edhe të ardhurat për frymë. Atëherë u rrit shpresa, ashtu siç u rrit në periudhën 2007-2014. Ky është projekt i madh për vendin, për ta integruar Shqipërinë në BE, për ta fuqizuar rolin e saj në NATO.

Unë i qëndroj këtij projekti, gjithnjë mbi bazën e vullnetit dhe votës së lirë të shqiptarëve dhe anëtarëve të PD-së. Por, ka dhe një arsye madhore: Sali Berisha është personi i vetëm që ka mundur dy herë Edi Ramën”, tha ish-kryeministri.

SHKARKO APP