Për herë të parë komuniteti rom, abetare në gjuhën e tyre

 

Gjithmonë komunitetet në territorin e vendin tonë, janë nën vazhdën e paragjykimeve, dhe të diskriminimeve. Por më në fund, një dritë jeshile po shihet. Bashkia e Elbasanit për herë të parë në shkollën 9-vjeçare “Hamit Mullisi”, do fusë si lëndë me zgjedhje gjuhën rome. Në këtë shkollë mësojnë 269 nxënës nga të cilët 57 i përkasin komunitetit rom.

Në shkollën 9-vjeçare “Hamit Mullisi” në Elbasan,  nxënësit e komunitetit rom, mund ta frekuentojë lëndën e gjuhës rome. Lajmin e ka bërë të ditur web-i i Bashkisë Elbasan.

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, ka dhënë vlerësimin e tij, për këtë nismë e ku vlersoi gjuhën rome si një gjuhë që mbart vlera jo vetëm për këtë komunitet, por për të gjithë ata që duan të njihen me këtë kulturë.

“E gjithë lagjia “5 Maji”, tashmë me mbi 20 mijë banorë, kërkon dhe ajo të ketë shkollën e vet ku ju të mësoni aty ku dhe banoni”, tha Sejdini. Në shkollën 9-vjeçare “Hamit Mullisi” në Elbasan mësojnë 269 nxënës, prej të cilëve 57 nga komuniteti rom.

R.Shtylla

SHKARKO APP