Për herë të parë mamografia në Dibër, 4.5 milion euro investime për spitalet rajonale

Spitali rajonal i Dibrës për herë të parë do të ketë shërbimin e mamografisë e cila përmes aparaturës më të re që do të diagnostikojë kancerin e hershëm të gjirit te gratë.

Për të parë nga afër instalimin e kësaj aparature të re, në spitalin e Dibrës ishte e pranishme ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila theksoi se krahas aparaturës së mamografisë, janë dhe një sërë aparaturash të tjera që janë vendosur në funksion të qytetarëve  më vlerë rreth 280 mijë euro.

“Mamografia vendoset për herë të parë, grafia e re sapo është instaluar dhe një sërë pajisjesh të tjera si eko, inkubatorë etj, me vlerë rreth 280 mijë euro që po instalohen në spitalin rajonal të Dibrës, përmirësojnë ndjeshëm diagnostikimin e sëmundjeve, duke bërë që shumë shërbime që pacientët detyroheshin t’i merrnin në Tiranë, sot mund t’i marrin afër vendbanimit të tyre”, tha Ministrja Manastirliu.

Swiss Digital Desktop Reklama

Investimet e qeverisë shqiptare ne sektorin e Shëndetësisë janë përqendruar në çdo spital rajonal, duke prekur një shifër prej 4.5 mln euro të cilat kanë vetëm një synim, përmirësimin e shërbimit për qytetarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kemi nisur tashmë programin tonë për fuqizimin e spitaleve rajonale ku po investohen vetëm për aparatura të reja biomjekësore 4.5 milion euro që padyshim përmirësojnë dhe zgjerojnë shërbimet për qytetarët”, tha Manastirliu.

Duke u ndalur te plotësimi I nevojave me mjekë, Ministrja u shpreh: “Tre mjekë të specializuar kanë pranuar të vijnë të punojnë në spitalin e Dibrës përkundrejt pagesës së bonusit që ofrohet nga qeveria. Një mjeke e re nefrologe I është bashkuar stafit të mjekëve të specializuar të këtij spitali, duke ofruar një shërbim që deri para pak javësh nuk ofrohej në këtë spital, për të sëmurët me veshka.

Po mbulojmë edhe shërbime që më parë kishin mjaft problematika, si anestezi-reanimacion apo obsetrikë-gjinekologji. Paralelisht vijojmë me programin e patronazhit, ku mjekë nga spitalet e Tiranës po kryejnë vizita të specializuara apo edhe ndërhyrje kirurgjikale sipas një grafiku të caktuar këtu në Peshkopi dhe në ato spitale ku ka nevoja për mjekë të specializuar”.

13 mjekë me bonus po ofrojnë aktualisht shërbim në spitalet rajonale, si në Korçë, Gjirokastër, Kukës, Dibër, Berat, etj.

17 mjekë të rinj që sapo janë specializuar janë punësuar gjatë muajit të fundit në spitalet rajonale.

Me programin e patronazhit, 5780 pacientë kanë kryer vizita të specializuara apo interventeve kirurgjikale në spitalet rajonale nga mjekët e spitaleve të Tiranës.

“Objektivi ynë është të përmirësojmë dhe zgjerojmë shërbimet shëndetësore në mënyrë që qytetarët t’i kenë këto shërbime aty ku jetojnë. Modelin që ngritëm në QSUT do ta shtrijmë në të gjithë spitalet e vendit”, u shpreh Ministrja e Shëndetësisë gjatë vizitës në Peshkopi./e.caushi/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?