Për herë të parë nga viti 2002, euro bie nën 116 lekë
Për herë të parë prej 1 janarit 2002 kur valuta europiane hyri në Shqipëri, euro ka rënë në 116 lekë duke shënuar vlerën më të ulët të regjistruar ndonjëherë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro zbriti të premten në 115.84 lekë duke u zhvlerësuar me 1.02 lekë në raport me fillimin e muajit.
Edhe më e theksuar paraqitet rënia te dollari. Të premten, monedha amerikane ra në 109.71 lekë duke u zhvlerësuar me 2.28 lekë në raport me 1 dhjetorin.