Për herë të parë, provim shteti të mësuesisë në profilin “Arsim Special”

Gjatë muajit tetor 2019, ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka miratuar për herë të parë profilin e ri “Arsim Special” në profesionin e rregulluar të mësuesit.

Miratimi i këtij profili në këtë profesion i hap rrugë të gjithë kandidatëve potencialë për t’iu nënshtruar provimit të shtetit në mësuesi dhe për t’u punësuar pranë institucioneve arsimore përkatëse, duke përmbushur kriteret ligjore të profesionistit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana e grupeve të punës të ngritura nga MASR është përgatitur programi orientues që lidhet me provimin e shtetit të mësuesisë në profilin “Arsim Special”, i cili është publikuar në faqen zyrtare të Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi i punës po finalizon fondin e pyetjeve që do të shërbejë për kryerjen e këtij provimi për t’i dhënë mundësi profesionistëve përkatës të certifikohen në profilin “Arsim Special”.

Gjatë muajit dhjetor 2019 pranë QSHA do të zhvillohet provimi i shtetit në profesionin e rregulluar të mësuesit, profili “Arsim Special”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?