Për herë të parë test edhe për instruktorin e autoshkollës
Për herë të parë, Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor publikon online Draft-Pyetësorin për Mësues Teorie dhe Instruktor Praktike në Autoshkolla, të gjitha kategoritë e leje drejtimit, për aplikantët dhe të interesuarit. Në këtë mënyrë, gjithçka është më e lehtë për t’u aksesuar dhe më transparente për këdo që dëshiron të hyjë në këtë zanat.
Kjo procedurë është një hap më tepër drejt standardeve europiane për transparencën, gjithëpërfshirjen e grupeve të interesit dhe rritjen e objektivitetit të pyetësorit për mësuesit dhe instruktorët në autoshkolla.
Ndërkaq, DPSHTRR të premten organizon një dëgjesë publike për përmirësimin e këtij pyetësori për të marrë dëshmi instruktori autoshkolle. Në këtë dëgjesë do të ketë përfaqësues të autoshkollave, inxhinierë mekanikë, ekspertë të sektorit automotiv, si dhe përfaqësues nga institucione shtetërore në fushën e transportit dhe janë të mirëpritur të gjithë të interesuarit të bëhen pjesë apo të japin sugjerime e tyre.
KOHA JONË SONDAZH

