Për inceneratorin e Tiranës po përgatitet nga SPAK një super aksion arrestimesh VIP

Akoma nuk është firmosur për arrestimet në lidhje me inceneratorin e Tiranës nga SPAK.

Pas atij të Elbasanit, sot e kishte radhën inceneratori i Fierit me deputetin e PS-së, Alqi Bllakon.

Burime që nuk pranuan të identifikohen tregojnë se prokurorët e SPAK janë shumë të vendosur në arrestime të tjera VIP në lidhje me Fierin. Por burimi thotë se “peshku i madh” është kapur te inceneratori i Tiranës, ku priten super arrestime VIP.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Tiranë, tha burimi, do të lëkundet qeveria.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nisur nga këto hetime del se gjithë investimi amerikan dhe i BE për reformën në drejtësi, sidomos SPAK dhe nga gjykatat e posaçme, ia ka vlejtur. Kurajo dhe profesionalizmi i prokurorëve të SPAK vlen përgëzime publike. Ndaj duhet që të shikohet nga institucionet që monitorojnë punën e SPAK dhe të gjykatave të posaçme që t’ju rritet edhe me tepër paga dhe kushtet e punës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?