Për kë po bëhet kurban Hygerta? Nga pista e inc*stit, te rrëfimi i nënës së Blerinës: Nuk e vr*në fëmijët
E vërteta e vrasjes dhe groposjes së Pëllumb Metës, vijon që të jetë një mister, sikurse 19-vjeçarja Hygerta Meta po shihet si një kurban në këtë ngjarje, një studente e shkëlqyer që po merr një barrë të madhe, një vrasje, por për të mbrojtur kë? Fëmijët thonë se e kishin frikë babanë, se i kërcënonte t’i vriste nëse i dilnin kundër, dhe se dhunonte nënën.
Ekspertiza ligjore ka dalë në rezultatin se personi që e ka qëlluar është 1.75 cm i gjatë. Viktima është vrarë me tre plumba. Edhe pse vajza ka marrë përsipër vrasjen, një pistë e re është hapur dhe që nuk përjashtohet që autorja e krimit mund të ketë qenë bashkëshortja, Blerina Meta. Por ende nuk është prerë urdhërarrest ndaj saj.
Këtë pistë e thellon edhe vëllai i viktimës, Ramazan Meta, i cili ka lëshuar akuza në drejtim të kunatës së tij. Ai tha se fëmijët nuk mund të vrisnin babain e tyre.
Edhe nëna e Blerina Metës, Sanije Tuga e cila vetë ka bërë 7 vite burg për vrasjen e vjehrrës së saj, thotë se nuk e beson që nipërit të kenë vrarë babain e tyre, por thekson edhe se ai ka qenë një njeri i dhunshëm. Sipas saj në 27 vite martesë ka pasur shumë sherre dhe dhunë në familjen Meta. Sipas saj Pëllumbi rrihte të bijën për gjëra të kota dhe pa rëndësi dhe se hundën ia ka deformuar, pasi herë pas here e kur e dhunonte, e godiste në hundë.
Dy pista të forta që janë diskutuar edhe në media, janë një abuzim, ose incest në familje nga vëllai. Pas një analize mjekoligjore të kryer për 19-vjeçaren, ka rezultuar se Hygerta nuk ka shenja të abuzimit seksual, sikurse u tha më herët. Hetimet vijojnë për këtë krim që ka shokuar shqiptarët.