“Për llogari të kujt Thaçi si Don Kishoti, kërcënoi Perëndimin e BE?”
Nga Tritan Shehu
Ai mbrëmë me një pamje të pafajeshme prej “Zhvejku”, duke dashur të kompromentojë edhe Shqiperinë, hodhi disa teza “nacionaliste” të rrezikshme për ne, Rajonin e integrimin europian.
Kërcënime e provokacione lëshoi ai drejt Brukselit e Washingtonit për destabilitet në Rajon.
Gënjeshtra të mëdha tha ai mbrëmë, duke “njollosur” BE e më gjerë.
Shqiptarët nën umbrellën e SHBA, BE e NATO, janë i vetmi komb në Glob që kanë realizuar aspirata të paimagjinueshme në këto 25 vite.
Në 25 vitë Shqipëria është një vend anëtar i NATO, Kosova është një vend i lirë, nën mbrojtjen e Perëndimit, në rrugën drejt NATO e BE.
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e Mal të Zi janë jetojnë si pjesë e qeverisjeve demokratike, anëtare apo afër NATO-s, në proces integrimi europian.
Nëse Shqipëria apo dikush tjetër po ecën ngadalë në procesin e integrimit, kjo vjen nga keqqeverisja e këtushme, jo nga “keqdashja “Perëndimore siç deklaron Rama këtu, apo aludon ai në Prishtinë.
Pa asnjë dyshim të tilla teza të Thaçit apo dhe të ndokujt tjetër në Tiranë a gjetkë, nuk janë deklarata emocionale apo “patriotike”, përkundrazi janë ndesh me interesat tona madhore, janë në përputhje me tentativat e atyre që duan të mbajnë Rajonin në konflikt, larg BE e Perëndimit, të “fusin me thellë duart” te ne.
KOHA JONË SONDAZH

