“Për mua arrestimi i djalit ka qenë si vdekje”, flet nëna e komisionerit të dosjes së bujshme ”339”, jeton nën rrënojat e tërmetit e paralizuar

Një ditë pasi Gjykata e Apelit në Durrës zbuti masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie, për 5 nga 8 komisioneret e fundit të Durrësit dhe Shijakut që kishin mbetur në qeli, Fax News udhëtoi drejt banesave të 2 prej familjeve të këtyre të fundit.

Konkretisht në atë të Redi Hysës dhe Dalvis Bibës. Familja Hysa jetonte në qiell të hapur pasi banesa u ishte shembur nga tërmeti i nëntorit, ndërsa Redi nuk pranoi të fliste para kameras por foli e ëma, Zyrahe Hysa e paralizuar.

“Ja këtu jetojmë, shtëpia është dëmtuar nga tërmeti, për mua është shumë keq, nuk kam nga të shkoj, ku të lëviz. Të vështirë e kam pasur, për mua ka qenë vdekje, qeveria e di atë se për çfarë u bë. Por jo more vëlla, djali im ka qenë i fundit fare. Djali ka qenë i papunë, asgjë skemi pasur o vëlla, tani nuk lejohet që të dalë, ai duhet të punonte, se unë nuk dal dot”, është shprehur e ëma e Redi Hysës.

Nderkohë në familjen e Dalvisit, një i ri me shkollë të lartë por i papunë, gjetëm disa miq dhe të afërm që po festonin daljen e tij nga burgu. I ati tha jashtë kameras se e gjitha bëhet e nxitur politikisht dhe për përfitime, ndaj edhe nuk pranoi te fliste.

Tani kanë mbetur në burg edhe 3 nga 20 të arrestuarit, të cilët janë: Elidon Stafa, Ramiz Tuda dhe Indrit Bici.

“Për mua arrestimi i djalit ka qenë si vdekje”, flet nëna e komisionerit të dosjes së bujshme ”339”

SHKARKO APP