Për një fjalë goje, sherr masiv me thika e shkopinj i 15 shqiptarëve

Me pistoletë, por edhe me thika e shkopinj.

Shtatë persona, të gjithë të rinj shqiptarë në Pesaro hynë  gjatë natës në një qendër komuniteti të miturish ku sulmuan një 16-vjeçar, edhe ai shqiptar, pasi i kishte kthyer fjalën dikujt nga banda.

Sherri ishte i dhunshëm, me pjesëmarrjen e rreth 15 personave, dhe u shua vetëm me mbërritjen e karabinierëve. 16-vjeçari që ishte objektiv i sulmit u plagos me thikë, por pësoi vetëm gërvishtje dhe do t’ia hedhë me pak ditë mjekim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër u shtrua në spital për shkak të goditjeve të marra, ndërkohë që në urgjencë përfunduan edhe tre nga agresorët, të goditur nga personat që sulmuan.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këta të tre u përpoqën të largoheshin pasi panë karabinierët, por u bllokuan dhe u identifikuan. Dy djemtë e plagosur nuk patën vështirësi t’i dallonin midis atyre që hynë natën në qendër.

Dhuna e sulmit nuk lë vend për dyshime, thika dhe pistoleta bënë që punonjësit e qendrës të thërrisnin menjëherë karabinierët dhe urgjencën dhe dyshimet e tyre rezultuan me bazë. Sherri i madh që plasi u bë edhe më dramatik për punonjësit ngaqë ulërimat e pjesëmarrësve ishin në shqip, një gjuhë e huaj për ta.

Pati reagim të dhunshëm edhe nga ana e të miturve të qendrës, të cilët u armatosën me çfarë të mundeshin. Pas identifikimit të bërë, karabinierët shkuan në banesat e agresorëve ku ushtruan kontrolle. Atje gjetën edhe një pistoletë lodër që me sa duket ishte ajo e përdorur gjatë sulmit për të trembur kundërshtarët, si dhe thika e shkopinj. Për të gjithë anëtarët e bandës kishte pasur më parë sinjalizime si persona që duheshin mbajtur nën vëzhgim, pasi ishin të dhunshëm.

Si shkak i sherrit nuk ka pasur ndonjë motiv në lidhje me drogën, por thjesht një kundërvënie verbale e 16-vjeçarit karshi një moshatari në qendër të Montecchios.

Fillimisht vetëm sharje në rrugë, por me idenë për të vendosur drejtësi sapo u mësua vendbanimi i të miturit, në qendrën e komunitetit ku banojnë të rinj nga 9 në 18 vjeç, pa përkrahje apo të braktisur nga prindërit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?