Për një muaj 4 mijë biçikleta të reja në Tiranë

“Për një muaj do të kemi rreth 4000 biçikleta të reja, që besoj se do të sjellin një revolucion në mënyrën se si funksionon ky qytet”, tha kryebashkiaku Erion Veliaj në një aktivitet të organizuar për Programet e Bashkëpunimit Territorial të Bashkimit Europian.

Duke u ndalur tek revolucioni i transportit në kryeqytet, Veliaj deklaroi se po ecën me ritme të shpejta edhe ndërtimi i 10 km korsi për biçikleta.

“Sot Tirana është një kantier i madh për ndërtimin e rrjetit të biçikletave. Nëse keni ecur nëpër Tiranë, me siguri e keni vënë re këtë. Është fryt i një projekti, ndër më të vegjlit që ka financuar ambasada holandeze, për mobilitetin në Tiranë. Jo vetëm po mbarojmë korsitë, por për një muaj do të kemi rreth 4000 biçikleta të reja, që besoj se do të sjellin një revolucion në mënyrën se si funksionon ky qytet”, tha Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?