“Për para i bëj të gjitha”. Braçe tallet me Mediun: Aman Fatmir, ajo kënga ishte…

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë Erion Braçe ka ironizuar deputetin Fatmir Mediu dhe pjesëmarrjen e tij në një festë fill pas protestës së opozitës.

Braçe i ka kujtuar shfaqjen në darkën zyrtare të thirrur nga presidenti, ku kryerepublikani u argëtua duke kërcyer disa këngë greke radhazi.

Një ndër to ishte edhe hiti i njohur “Gia ta lefta ta Kaneis ola” që përkthehet “Për para i bëj të gjitha”.

Ky detaj nuk i ka shpëtuar deputetit socialist, i cili duke qeshur ja ka kujtuar “shfrenimin” në atë mbrëmje.

https://www.facebook.com/Ora.News.RTV/videos/1337497763042009/

SHKARKO APP