Për shqiptarët SHBA-ja është vendi më miqësor, kurse jo miqësor del Rusia

Nga shqiptarët (96%), SHBA-ja është vendi që perceptohet si më miqësori. Thuajse po aq miqësore e shohin qytetarët edhe Turqinë (94%), Italinë (94) dhe Gjermaninë (93%).

Të pyetur nga Barometri në “Euronews” lidhur me situatën në Ukrainë, qytetarët në mënyrë dërrmuese (71%) e shohin Rusinë si vend jo miqësor me Shqipërinë.

Sa i përket vendeve të Ballkanit, duke përjashtuar Kosovën, Maqedonia e Veriut perceptohet si vendi më miqësor me Shqipërinë nga pjesa më e madhe e shqiptarëve (77%).

SHKARKO APP