”Për të Bathorja është mrekullia e 8-të e botës”, Rama-Berishës: Butrinti është vënë në mbrojtjen time që kur isha ministër

”UNESCO kërkonte të hiqte nga harta e Parkut të Butrintit ndërtimet pa leje në Ksamil”,tha kryeministri Edi Rama në nisje të fjalës së tij në seancën e kësaj të hëne pasdite në Kuvend. Kreu i qeverisë tha se parku i Butrintit është shpallur i tillë me nismën e tij si ministër i Kulturës, dhe se Butrinti është vënë në mbrojtje nga ai që në atë kohë.

“Isha lajmëruar për një seancë tjetër, dhe as nuk e imagjinoja që seanca për Butrintin do të zgjatej kaq shumë dhe që do të ishte kishte shumë admirues, mbrojtës, të flakët ndër ata që janë përgjegjësit e drejtpërdrejtë për dëmet që janë shkaktuar.

Parku i Butrintit është shpallur i tillë me nismën time si ministër i Kulturës. Butrinti është vënë në mbrojtje nga unë në atë kohë. Ndryshimi i kufijve të parkut ka ardhur si rezultat i hapjes së rrugës nga një valë ndërtimesh pa leje në zonën e Ksamilit. Rishikimi i kufijve të parkut është bërë me kërkesë të Unesco, në mënyrë që të hiqeshin nga zona e parkut të gjitha ato pjesë të kalbëzuar për shkak të ndërtimtarisë pa leje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arkitektët dhe urbanistët dihen se kush janë. Ne kemi ende personazhe në Kuvend që Bathore është mrekullia e 8 e botës, i vetmi vend në botë që u ndërtua pa leje”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?