Për tubimin pritet procedimi i 31 protestuesve, edhe i Kasmit

Dy ditë pas protestës marshim të opozitës, pritet që 31 persona, mes tyre edhe kryeredaktori i ”RD” Bledi Kasmi pritet që të procedohen nga policia për incidentet para Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme.

Policia e Shtetit e ndihmuar nga ekspertë të huaj po analizon të gjitha pamjet nga protesta për të filluar më pas procedimet. Nga të dhënat e para mësohet se numri i personave që do të akuzohen për kundërshtim dhe goditje të policëve është 31.

Kasmi, sipas të dhënave nga grupi hetimor nga analizimi i pamjeve rezulton se ka goditur dhe kundërshtuar policët. Gjatë protestës ai mbeti i lënduar, pasi goditi me kokë rrjetën me të cilën shtyu policët para Ministrisë së Brendshme.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?