“Për vajzën që iu vodh fëmijëria”/Protestë kundër abuzimeve seksuale
Rasti i përsëritur i abuzimit të një të miture 15-vjeçare në Tiranë nxiti reagimin e ashpër të qytetarëve, të cilët reaguan nëpër rrjete sociale, duke vendosur theksin te forcimi i ligjeve dhe krijimi i mekanizmave të duhur për mbrojtjen e të miturve nga ngacmimet seksuale dhe përdhunimet, sidomos në sistemin arsimor, ku duket se ka një mungesë të theksuar të politikave mbrojtëse. Nisur nga skandali i fundit që u bë publik, qytetarë, personazhe publike, organizata të shoqërisë civile dhe jo vetëm, do të marshojnë ditën e enjte në sheshin “Nënë Tereza”, në orën 16:00.