Për zonën e ish-Kënetës Bashkia e Durrësit kujtohet vetëm për taksat, asnjë shërbim
Prej vitesh në zonën e ish-Kënetës në Durrës mungojnë investimet, ndërsa banorët tregojnë faturat e taksave, të cilat i paguajnë rregullisht.
Ata thonë se nuk janë kundër pagesës së detyrimeve, por kërkojnë shërbimet nga pushteti vendor.
Ndaj kanë një thirrje për kryetaren e bashkisë, Emirjana Sako.
“Nga bashkia e Durrësit më kanë ardhur 5 lloje taksash dhe nuk ofron asnjë loloj shërbimi. Nuk jam kundër pagimit të taksave por të paktën të ofrojnë shërbimet minimale. Po na mbytin ujërat e zeza, ëhstë kastrofë gjendja.”
“Pse paguajmë taksë gjelbërimi kur nuk ka gjelbërim, pse paguajmë taksë shtëpie kur nuk ka shërbim.”
Banorët thonë se herë pas here ka pasur edhe taksa selektive.
“Nuk i ka taksuar të gjitha familjet njësoj.”
Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Ferdinand Xhaferraj, i ka quajtur këto taksa si gjoba pas një takimi me banorët.
“Është një zonë që shteti e ka harruar dhe shteti duket vetëm për ti gjobitur. U kërkojnë taksë gjelbërimi, taksë pastrimi, taksë ndriçimi kur këtu nuk ka rrugë, nuk ka gjelbërim, nuk ka shërbim pastrimi dhe as shërbim ndriçimi.”
Edhe Xhaferraj nuk është shprehur kundër taksave por, sipas tij ato duhet të kthehen në investime.